Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti ka thënë se Kosova është duke vuajtur nga mendjemadhësia e mendjelehtëve që vendit ia caktojnë miqtë dhe armiqtë.
Mehmeti në një intervistë për RTV Dukagjinin tha se vetëm një shtet si Kosova mundë të ketë kryeministri i cili del para popullit e thotë se nuk e dinë çka bëjnë ministrat e tij.
“Shqiptaria ka nevojë për miq e jo për armiq, patriotizmin tonë ne nuk duhet ta ushqejmë me anti-turqizëm, e as me urrejtjen ndaj cilitdo popull, por me dashurinë ndaj shqiptarisë! Sot kur bëhet rirreshtimi i forcave globale nuk duhet të lejojmë të përçahet shqiptaria”, tha ai.
Për më shumë shikoni intervistën e plotë.