Telegrafi

Kim Mehmeti i kundërpërgjigjet Taravarit për bashkëpunimin opozitar (Foto)

Publicisti Kim Mehmeti i është kundërpërgjigjur sekretarit të përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravari, duke u arsyetuar se nuk ka ”pranuar të bashkëveproj me ata që e gënjejnë popullin”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Taravari tregon për herë të parë për mos bashkëpunimin me Lëvizjen Besa! Ivanovin e quan ”dru kauçuku” (Video)

Në emisionin ”Fol Tash” në Tv Koha, Taravari, ekskluzivisht ka folur për dështimin që të bashkëpunojnë me Lëvizjen Besa për zgjedhjet e fundit, duke e fajësuar publicistin Kim Mehmeti, për dështimin e bashkimit të opozitës shqiptare.

Mehmeti konsideron se ata që i kanë ndërruar emblemat partiake tentojnë që të mbulojnë dështimet kur kanë qenë në partinë e mëparshme./Telegrafi/