Site icon Telegrafi

Kim Mehmeti e fiton çmimin vjetor për letërsi “Rexhai Surroi”

Por në ceremoninë e mbajtur për herë të parë, nuk është dhënë çmimi për shkrimin më të mirë në gazetari, pasi që nuk janë përmbushur kriteret e përcaktuara nga juria profesionale.

Me rastin e pranimit të këtij çmimi, Mehmeti është shprehur mirënjohës për dhënien e këtij çmimi, duke pohuar se ka qenë njëri prej nxënësve të Rexhai Surroit dhe se e kujton atë me pietet.

Grupi "Koha" e ka krijuar këtë çmim për të nderuar figurën e gazetarit, shkrimtarit dhe diplomatit të njohur kosovar, Rexhai Surroi në 20 vjetorin e vdekjes. Gjatë ceremonisë është prezantuar edhe një dokumentar kushtuar figurës së Rexhai Surroit. /ktv/

Exit mobile version