Telegrafi

Kim ‘mbulohet’ për revistën arabe (Foto)

 Kim shfaqet në një fotosesion për revistën arabe “Hia”, që është dhe revista më e madhe arabe dedikuar botës femërore.

“Jam shumë e ngazëllyer për këtë fotosesion në revistën më të madhe arabe për femra. Jam aq e ngërthyer nga kultura arabe, pasi edhe gjaku nga vij unë është nga lindja”, ka thënë Kim.

Në fotografitë më poshtë Kim shfaqet natyrisht atraktive, por tani duke shfaqur më shumë sensin e të bukurës, pa harruar as gjoksin e saj, i cili duket imperativ krahas veshjes së lehtë orientale. /Telegrafi/