Telegrafi

Kim Kardashian shtatzënë

West e ka zbuluar lajmin e ri para qindra të pranishmëve në një koncert të tij në New Jersey gjatë të dielës, duke zbuluar se Kardashian është rreth 12 javëshe tash.

West i ka thënë publikut “të ndalojë muzikën dhe bëjë zhurmë për nënën e bebes time”, duke iu referuar të dashurës së tij, e cila ishte në publik.

“Është e vërtetë. Unë dhe Kanye jemi në pritje të një fëmije. Ne ndihemi të bekuar dhe me fat. Mezi presim fillimin e ri të vitit 2013 dhe fillimin e familjes tonë. Urime vitin e ri”, ka deklaruar Kim.

Kardashian ende është në mes të divorcit nga ish-burri i saj ylli i NBA-së, Kris Humphries. Dyshja lidhën kurorë në gusht të vitit 2011, por martesa e tyre zgjati vetëm 72 ditë. Kim është në lidhje me West që nga fillimi i vitit 2012. /Telegrafi/