Kim Kardashian ka ngjallur shqetësim te fansat pasi ka postuar fotografi të reja me bikini nga pushimet e saj të fundit.
Bukuroshja ka humbur shumë peshë në vitet e fundit dhe shumë nga ndjekësit besojnë se e ka tepruar.
Ylli televiziv postoi imazhe nga udhëtimi i saj në ishujt Turks & Caicos në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke pozuar teksa ndodhet në një shezlong plazhi nën diell.
Kim tregoi figurën e hollë trupore dhe tenin e nxirë ndërsa e fotografoi vetëm trupin dhe u fokusua te kthesat dhe beli i ngushtë.
Në disa imazhe tjera, ka pozuar me xhinse dhe pjesën e sipërme të bikinive, duke treguar sërish belin e hollë.
Megjithatë, fansat nuk ishin aq të kënaqur me pamjet dhe shumë thanë se Kardashian ishte bërë shumë i hollë.
“Çfarë nuk shkon me belin e saj?”.
“Si erdhi ajo në këtë madhësi?”.
“Pra, kam një bark dhe gjoks kockor që janë lehtësisht të dukshëm dhe ajo që shohim këtu te Kim nuk është normale”.
“Ka shkuar shumë larg” – janë disa nga komentet e fansave të saj.
/Telegrafi/