Site icon Telegrafi

Kim Jong-un zhgënjen njësitet elitare, ushtarëve të uritur u dhuroi cigare (Video)

Ushtarët e njësive elitare të Koresë së Veriut janë zhgënjyer me rastin e vizitës së Kim Jong-un, pasi disa prej tyre nuk kanë marrë dhuratat që kishin pritur se do t’i marrin nga lideri i tyre, derisa disa tjerë as që kanë arritur ta shohin.

“Gjatë vizitës, ushtarët vazhdimisht brohorisnin “mansae” që do të thotë rroftë. Kim Jong-un i dhuroi oficerëve dhurata të ndryshme, ndërsa ushtarët kanë fituar nga një paketë me cigare Taedok, transmeton Telegrafi.

Për ushtarët këto cigare konsiderohen si luks, por ata janë zhgënjyer duke marrë parasysh faktin se janë të uritur, shpresonin që do t’ju sjell ushqim. Pesë vite më parë kur Kim vizitoi këtë njësi, dhuratat ishin më të mira.

“Asokohe ushtarët kishin fituar cigare Taedok, bonbone, pula, mëlmesa dhe shumë gjëra tjera. Kurse femrat kishin marrë produkte të bukurisë (kozmetike). Megjithatë, kësaj radhe janë ndjerë të mashtruar, pasi dhuratat e mira i kishin marrë oficerët, kurse disa ushtarë as që kanë munduar ta takojnë Kim Jong-un”, ka treguar një burim i afërt me këtë ngjarje.

Të gjithë ushtarët ishin të emocionuar për këtë vizitë të shumëpritur sa që nga muaji korrik kishin filluar të pastrojnë kazermën. Të gjithë ishin të zënë me detyrat e tyre, oficerët dhe teknikët përgjegjës për testimin e raketës Hvasong 14 ishin përkujdesur për të gjitha. /Telegrafi/

Exit mobile version