Telegrafi

Kim Jong-un viziton zonat e prekura nga përmbytjet, akuzon zyrtarët e lartë për mos reagim të menjëhershëm

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka shfryrë tërë mllefin e tij në zyrtarët më të lartë, për shkak të “reagimit të papërgjegjshëm” ndaj përmbytjeve që shkaktuan dëme të mëdha në këtë vend.

Televizioni amerikan NBC News duke cituar agjencinë verikoreane KCNA, raporton se Kim ka thënë se me këto veprime “kanë prishur suksesin” e ekonomisë kombëtare, transmeton Telegrafi.

Kim Jong-un vizitoi të hënën rajonet e prekura nga vërshimet, ku ujërat e kripura mbuluan mbi 560 hektarë tokë pune përfshirë edhe 270 hektarë ku kultivohej orizi.

E si pasojë e sistemit jo të përshtatshëm të drenazhimit, Kim ka akuzuar menaxhmentin e në veçanti dy prej zyrtarëve të lartë.

Ai akuzoi rëndë Kim Tok Huna i cili kishte vizituar rajonet e prekura “vetëm dy herë”, duke u sjellë “sikur të ishte vëzhgues”. /Telegrafi/