Koreja e Veriut ka filluar ndërtimin e raketës më të madhe deri më tani, të cilën do ta lansojë më nëntë shtator, për festimin e 70 vjetorit të themelimit të kësaj republike komuniste.
Diktatori Kim Jong-un, urdhëroi gjatë muajit të kaluar shkencëtarët më të mirë, të ndërtojnë ‘Unha-4’, që do të shërbejë si mbrojtëse prej armiqve të shumtë, transmeton Telegrafi.
Ky do të jetë versioni i përmirësuar i Unha-3, raketës së shkallës së tretë, për të cilën regjimi pretendoi se ishte bartës satelitor.
Shumica e komunitetit ndërkombëtar, e ka përcjellë lansimin e kësaj rakete që e transportonte edhe satelitin Këangmyongsong-4, si një prove e maskuar balistike.
Tashmë shkencëtarët kanë nisur punimet për Unha-4, por duhen ende gjashtë muaj punë intensive dhe nuk dihet nëse do të jetë gati deri në ditën kur bëhet festimi shtetëror.
Këto lajme vijnë vetëm disa ditë pasi Koreja e Jugut, lajmëroi se Jong-un po kërkon lansimin e një rakete gjigante të kamufluar si satelit. /Telegrafi/