Telegrafi

Kim Jong-un udhëton në Kinë, takohet me presidentin Xi Jingping (Foto/Video)

Zyrtarët kinezë sot kanë njoftuar se presidenti kinez Xi Jinping është takuar me liderin e Koresë së Veriut, në Dalian në pjesën veriore të Kinës.

Kim Jong-un gjatë vizitës zyrtare ka deklaruar se Koreja e Veriut nuk do të ketë nevojë për armët bërthamore, nëse palët tjera janë heqin dorë nga politikat armiqësore, transmeton Telegrafi.

“Pas takimit të parë me Kimin, raportet midis Kinës dhe Koresë së Veriut dhe situatës së krijuar në Gadishullin korean, ka pasur progres pozitiv. Jam i lumtur për këtë”, ka deklaruar presidenti kinez.

Mediat në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë spekuluar sot se kush mund të jetë në aeroplanin i cili u nis nga Koreja e Veriut dhe aterroi në aeroportin kinez Dalijan, duke pretenduar se mund të jetë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pasi që ishin ndërmarrë masa të mëdha të sigurisë rreth aeroportit. /Telegrafi/