Korean0-veriorët pritet t’i nënshtrohen regjimit të rreptë të përzgjedhjes së rrobave në shoqërinë tejet të izoluar.
Diktatori Kim Jong-un, ka paralajmëruar qytetarët e vet se nuk do të lejohen të kenë piercing dhe të veshin veshje perëndimore siç janë xhinset, transmeton Telegrafi.
Ky veprim është ndërmarrë si pjesë e një goditje ndaj kulturës perëndimore, në prag të Kongresit të 7-të të konferencës së Partisë së Punëtorëve të vendit.
Ky rregull në veçanti ka në shënjestër provincat Hamgyong dhe Yanggang, që janë pranë kufirit me Kinën dhe mund të kenë lehtë qasje në informim dhe trendin e kulturave perëndimore. /Telegrafi/