Koreja e Veriut publikoi një tjetër video propagandistike, ku tregon se si do e shkatërrojë Amerikën.
Videoja, që ka në sfond muzikë techno të viteve ’90, është përgatitur nga ekspertët ushtarakë të vendit komunist.
Mes të tjerash, në video shihet një raketë që del nga një nëndetëse, duke u përplasur në Washington.
Një re kërpudhë ngrihet lart në qiell.
“Nëse imperialistët amerikanë do na afrohen një centimetër, do i godasim menjëherë me armë bërthamore”, thuhet në video.
https://www.youtube.com/watch?v=7xyF6LHljgI