Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të fundosin Japoninë dhe se Shtetet e Bashkuara do t’i rrahin sikurse një qen të tërbuar, deri në vdekje.
Kjo deklaratë e fundit e vendit të udhëhequr nga Kim Jong-un, përcjell Telegrafi, vjen pas vendimit të fundit të Kombeve të Bashkuara për të vendosur sanksione të reja ndaj regjimit të Kim Jong-Un.
Komiteti i paqes i Azisë dhe Paqësorit në Kore, i cili mbikëqyr marrëdhëniet e Koresë së Veriut me botën e jashtme, përshkroi Këshillin e Sigurimit të OKB, i cili miratoi një rezolutë të re mbi sanksionet, si një “mjet i së keqes”.
“Të katër ishujt e arkipelagut [japonez] duhet të zhyten në det nga bomba bërthamore”, ka thënë komiteti në një deklaratë.
“Japonia nuk është më e nevojshme të ekzistojë afër nesh”, shtoi komiteti.
Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh votoi njëzëri në mbështetje të një rezolute të hartuar SHBA, e cila dënon testin e raketave dhe vendosjen e masave që përfshijnë një ndalim mbi importet e Koresë së Veriut të tekstilit dhe kufizimeve mbi eksportet e naftës në vend.
Në përgjigje, komiteti tha se Shtetet e Bashkuara duhet të “rriheshin në vdekje si një qen i tërbuar” për “rezolutën e ndëshkimeve të urryera”. /Telegrafi/