Kim Jong-un ka qenë Drejtuesi Suprem i Koresë së Veriut që nga viti 2011, kur zëvendësoi babanë e tij Kim Jong-il.
Ai konsiderohet një nga sunduesit më shtypës në botë dhe ka qenë në krye të shumë provave bërthamore.
Dhe së fundmi ka pasur shumë zëra që qarkullojnë në lidhje me vdekjen e tij.
Por për shkak se Koreja e Veriut është një vend kaq i fshehtë, mund të jetë e vështirë të verifikohen raportet në lidhje me Kryetarin Suprem të vendit.
Sipas një zyrtari të Koresë së Jugut, Kim Jong-un është “gjallë, mirë dhe duke qëndruar në një vendpushim”.
Por përveç asaj nëse është gjallë ose jo, informatat rreth tij kanë qenë gjithmonë të mangëta – madje edhe për çështje si informacionet personale rreth Kimit për të cilat dihet shumë pak, dhe shumë nga informacionet në dispozicion i nënshtrohen shumë debateve, përcjell Telegrafi.
Për shembull, kur Kim takohet me udhëheqësit e botës, ai shpesh përdor një përkthyes, por a do të thotë kjo që ai nuk flet anglisht?
Sipas DailyStar, megjithëse tirani i fshehtë duket se përdor përkthyes për të komunikuar, besohet se ai di anglisht.
Sipas një raporti nga United Press International (UPI), disa ekspertë në Korenë e Jugut besojnë se ai mund të jetë i rrjedhshëm në anglisht, për shkak të arsimit të tij perëndimor.
Gjatë një takimi me Donald Trump në 12 qershor 2018, Kim e përshëndeti duke thënë: “Nice to meet you, Mr President”.
Sidoqoftë, ai përdori një përkthyes për pjesën tjetër të takimit.
Çfarë edukimi ka Kim Jong-un?
Kim shkoi në shkollë të mesme në Zvicër, dhe ndoqi të paktën dy shkolla private ekskluzive atje.
Provat sugjerojnë që ai u transferua në vend në vitin 1991, kur ishte rreth gjashtë vjeç, dhe u arsimua pranë Bernit.
Ai raportohet se ndoqi Shkollën Ndërkombëtare të gjuhës angleze private të Bernit nga 1993 deri në 1998.
L’Hebdo gjithashtu raportoi se ai studioi anglisht gjatë kohës që ishte në Zvicër, si dhe gjermanisht dhe frëngjisht.
Në një intervistë për emisionin NBC Today, mësuesi i tij i shkollës së mesme i tha Keir Simmons: “Ai ishte një student i mirë, por ai nuk ishte i jashtëzakonshëm”.
Gjithashtu u raportua se Kim ndoqi shkollën shtetërore Liebefeld Steinhölzli në Köniz nga viti 1998 deri në 2000.
Sidoqoftë, sipas Telegraph-it britanik në vitin 2012, notat e tij ishin aq të këqija sa ai vetëm kaloi anglishten me vlerësimin minimal.
Ndërkohë shumica e analistëve pajtohen që Kim ndoqi Universitetin Kim Il-sung në Pyongyang nga 2002 deri në 2007. /Telegrafi/