Koreja e Veriut ka publikuar pamjet në të cilat thuhet se tregohet momenti i nisjes së një rakete balistike ndërkontinentale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Kim Jong-un ai që qesh gjatë kësaj ngjarje të nisjes së raketave, përpara se të tregonte se vendi ishte tani një fuqi bërthamore.
Por analistët mbeten të pabindur se Veriu ka zotëruar teknologjinë e nevojshme për të nisur dhe drejtuar një raketë, dhe për të siguruar që ajo të mbijetojë me ri-hyrjen në atmosferën e Tokës.
E ambasadori amerikan Nikki Haley tha se nisja e raketave të Koresë së Veriut që disa vëzhgues besojnë se mund të arrijë Uashingtonin dhe të gjithë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara “do të na sjellë më afër një lufte”. /Telegrafi/