Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka prezantuar për herë të parë gjatë vikendit të kaluar, njësinë speciale “vdekjeprurëse” që do të “luftonte” kundër ushtrisë së presidentit amerikan Donald Trump.
Kjo njësi “shumë mirë e trajnuar” brohoriste parulla patriotike derisa mbanin pushkët automatike me granatahedhës, dhe pozonin në paradën ushtarake nëpër rrugët e Pyongyang, transmeton Telegrafi.
Kjo njësi konsiderohet si më të pajisura në ushtrinë popullore të Koresë Veriore, e cila posedon dylbi për operacione gjatë natës siç edhe mund të shihen në fotografitë e postuar më poshtë.
Komandanti suprem i ushtrisë Kim Jong-un, është shumë i bindur se këto forca do t’i “rezistonin” ushtrisë amerikane, në rast të ndonjë sulmi të kryer kundër këtij vendi. /Telegrafi/