Site icon Telegrafi

Kim Jong-un ndalon këtë stil të flokëve dhe veshjen e xhinseve të ngushta

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndaloi stilin e flokëve “mullet” kohët e fundit si dhe prerje të tjera të flokëve; ai po ashtu ndaloi veshjen e xhinseve të ngushta – nga frika se moda do të çonte ‘në nxitje’ kapitaliste midis të rinjve të vendit të izoluar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përveç stilit të flokëve “mullet”, stilet e tjera sikurse flokët me thumba dhe ato të lyera janë ndaluar gjithashtu në shtetin totalitar – derisa vetëm 15 prerje “të duhura” u aprovuan për qytetarët.

Koreano-veriorët gjithashtu nuk do të lejohen të veshin xhinse të grisura, të kenë shpime në hundë apo në vesh, apo edhe të veshin bluza me slogane.

Stili i flokëve ‘mullet’

“Historia na mëson një mësim thelbësor se një vend mund të bëhet i pambrojtur dhe mund të shembet si një mur i lagësht, pavarësisht nga fuqia ekonomike nëse nuk menaxhohet mënyra e jetesës tonë”, shkroi gazetar shtetërore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version