Despoti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është duke përgatitur forcat e tij speciale për misione vetëvrasëse me parashutë përreth kufirit me Korenë e Jugut, me anë të aeroplanëve 70 vjeçar të kohës së Stalinit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një flotë që disponon diktatori e cila përbëhet prej 300 aeroplanëve.
Aeroplanët, siç thuhet më tej, të cilët janë projektuar në vitin 1947, kanë një profil shumë të ulët të radarëve – që do të thotë se ato janë të vështirë për t’u ndjekur duke përdorur radar konvencional. Ata gjithashtu fluturojnë me shpejtësi aq të ngadaltë sa sistemet moderne anti-ajrore janë programuar t’i injorojnë.
Ata janë të ngjyrosur në blu dhe jeshile, si një formë e maskimit për të parandaluar trupat tokësore dhe aeroplanët që t’i dallojnë ato.
Në disa pamje të publikuara nga Koreja e Veriut, ushtarët shfaqen gjithashtu duke u hedhur me parashutë nga këta aeroplanë. /Telegrafi/