Site icon Telegrafi

Kim Jong-un merr hapin tjetër për t’i treguar vajzës së tij “se si të bëhet diktatore”

Vajza e Kim Jong-un i është bashkuar babait të saj për një paraqitje tjetër publike, këtë herë për të parë një stërvitje ushtarake të Koresë së Veriut.

Dyshja u fotografuan të ulur pranë njëri-tjetrit ndërsa ushtria simuloi një sulm në një aeroport të paspecifikuar të Koresë së Jugut të enjten, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kim Ju-ae, që besohet të jetë rreth 10 vjeçe, bëri një hyrje të papritur në jetën publike në nëntor dhe është parë disa herë në krah të babait të saj që atëherë.

Dhe aktualisht ka spekulime se diktatori po vendos vajzën si pasardhës të tij – dhe ajo po përmendet shpesh si ‘vajza më e dashur’.

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane, Kim u tha trupave që të përgatiteshin në çdo kohë për t’iu përgjigjur dhe përmbajtur ndaj armiqve të vendit, të cilët ai i akuzoi për kryerjen e “lëvizjeve të furishme të përgatitjes së luftës”.

Organizata shtetërore e medias nuk specifikoi se çfarë lloje armësh u përdorën në stërvitjen e së enjtes.

Ndryshe, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten aktualisht për të nisur stërvitjen e tyre më të madhe të kombinuar të trajnimit ushtarak në vite.

Kim ndryshoi ligjet e luftës bërthamore të Koresë së Veriut vitin e kaluar, kur e bëri të ligjshme që vendi të autorizojë sulme bërthamore parandaluese.

Të enjten, ai i tha ushtrisë së tij se duhet të bëjnë më shumë stërvitje të simuluara, në mënyrë që ata të jenë gati të kryejnë dy “misionet e tyre strategjike, së pari për të penguar luftën dhe së dyti për të marrë iniciativën në luftë”.

Kim ka sunduar për 11 vjet tani – dhe të dy paraardhësit e tij, babai dhe gjyshi i tij, sunduan derisa vdiqën, gjithashtu.

Cheong Seong-chang i Institutit Sejong tha se vajza e Kim sugjeron një “luftë për pushtet” midis motrës së liderit dhe Zonjës së Parë, Ri Sol-ju. /Telegrafi/

Exit mobile version