Telegrafi

Kim Jong-Un mashtroi gjermanët

Koreja Veriore ka përdorur ambasadën e saj në Berlin për t’u furnizuar me pjesë për programin e saj raketor.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i shërbimit të inteligjencës gjermane Hans-Georg Masen.

Ai tha se është konfirmuar se aktivitetet rreth furnizimit janë kryer nga ambasada dhe kjo është bërë për nevojat e programit raketor dhe nuklear të Koresë Veriore.

Sipas tij, me këtë rast shpesh është “bërë përdorimi i dyfishtë i mallrave”, i cili mund të shfrytëzohet për qëllime civile dhe ushtarake.

Masen theksoi se autoritetet gjermane penguan aktivitete të ngjashme sapo i zbuluan ato, por nuk kishte asnjë garanci se gjithçka “u detektua dhe u parandalua”.

“Është e nevojshme të supozohet se pjesët për programin e lansimit të Koresë Veriore janë marrë në tregje të tjera ose janë blerë nga konsumatorët nëntokësorë në Gjermani”, shton Masen.

Ambasada e Koresë së Veriut në Berlin nuk ka komentuar akuzat.