Kim Jong-un i ka dërguar një “letër ngushëllimi” Koresë së Jugut për shpërthimin vdekjeprurës të coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, letra drejtuar presidentit Moon Jae-in erdhi pasi Koreja e Jugut raportoi 438 raste të reja të enjten, ndërsa numri i përgjithshëm ka shkuar në 5,800.
Megjithëse Koreja e Veriut ka këmbëngulur që nuk ka raste të coronavirusit, e mbyllur nga bota e jashtme, vendi ka vendosur të gjithë të huajt – kryesisht diplomatët – në karantinë – pas disa spekulimeve të infeksioneve dhe viktimave.
Kohët e fundit në disa raportime, ka pasur pretendime se në qytetin e Pyongyang është ekzekutuar pacienti i parë me coronavirus, si dhe një zyrtar që kundërshtoi urdhrat e qeverisë pasi vizitoi një banjë publike ndërsa ai ishte në karantinë pas kthimit nga Kina.
Në ndërkohë, diktatori i Koresë së Veriut shprehu ngushëllime dhe shpresë që Koreja e Jugut do ta kapërcejë shpërthimin, bashkë edhe shqetësimin për vet shëndetin e presidentit të Koresë së Jugut, sipas deklaratës së zyrtarëve.
Përkundër përhapjes së coronavirusit, Koreja e Jugut është mobilizuar për të krijuar një “zonë të kujdesit special” rreth qytetit Gyeongsan me 275 mijë banorë, i cili është goditur rëndë nga virusi, ndërsa kanë bërë apel të mos udhëtojnë atje. /Telegrafi/