Site icon Telegrafi

Kim Jong-un ka dërguar edhe “rojet e maskuar”, ata përcollën çdo hap të stafit të tyre në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut (Video)

“Tifozet” e Koresë së Veriut, të cilat janë bërë një diçka shumë e përfolur në rrjetet sociale në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, janë mbikëqyrë nga disa njerëz të maskuar, të cilët thuhet se janë aty për t‘i ndaluar ato të flasin me njerëz të zakonshëm.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, të gjitha lëvizjet e grave të reja janë të vëzhguara dhe kontrolluara nga “rojet”, kur ato shkojnë nga një vend në një vend tjetër dhe këta “roje” formojnë një unazë përreth tyre.

Çfarë bie në sy është fakti se rojet mbajnë të gjithë akreditimin e sigurisë olimpike, duke ngritur dyshime mbi atë se vetë Komiteti Olimpik është bashkëpjesëmarrës në mungesën e lirisë që i është ofruar trupës së 230 tifozeve në fjalë.

Vendimi i Koresë së Veriut për të dërguar trupën është parë nga disa si një fitore propagandistike, dhe nuk ka dyshim se tifozet kanë gjeneruar magjepsje anembanë globit.

Në të vërtetë, megjithatë, çdo lëvizje e tyre ruhet me kujdes nga një grup rojesh që mbajnë maskë në një përpjekje të dukshme për të mbrojtur identitetin e tyre.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për roje të paarmatosur, pasi u është dashur të heqin dorë nga armët e tyre sipas rregullave olimpike, por ata janë të trajnuar në artet marciale dhe janë anëtarë të njësive të elitës në Korenë e Veriut. /Telegrafi/

Exit mobile version