Site icon Telegrafi

Kim Jong-un i jep më shumë përgjegjësi motrës së tij Yo-jong, për të udhëhequr shtetin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u ka ndarë më shumë përgjegjësi ndihmësve dhe motrës së tij Kim Yo-jong, pretendon agjencia spiune e Koresë së Jugut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Jong-un mbetet gjithsesi “udhëheqësi kryesor” megjithëse i ndau përgjegjësitë për të zvogëluar nivelet e tij të stresit.

Agjencia njofton se motra e liderit të Veriut po drejton punët e përgjithshme të shtetit.

Kim Yo-jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Yong-un

Pretendimet nga agjencia spiune u bënë të ditura të enjten në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut, e që më pas i diskutuan ato me gazetarët.

“Kim Jong-un është ende duke e ruajtur autoritetin e tij absolut, por disa prej përgjegjësive iu ndanë nga pak të tjerëve”, citohet të ketë thënë agjencia jug-koreane. /Telegrafi/

Exit mobile version