Site icon Telegrafi

Kim Jong-un gati për luftë – pamje nga stërvitja “më e madhe ndonjëherë” e ushtrisë së Koresë së Veriut (Foto)

Ushtria e Kim Jong-un tregon se është e përgatitur për luftë duke teksa kanë lansuar raketat, dhe jo vetëm, gjatë një stërvitje, e cila po vlerësohet si “më e madhja ndonjëherë” e bërë nga ushtria e Koresë së Veriut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, qindra tanke u rreshtuan përgjatë qytetit lindor bregdetar të Wonsan, duke shfaqur forcën ushtarake në një spektakël, me rastin e 85 vjetorit të themelimit të ushtrisë koreano-veriore.

Ka qenë vetë lideri Kim Jong-un ai që ka përshëndetur ushtrinë të martën, në të cilat stërvitje përfshihej lansimi i rreth 300 predhave të kalibrit të rëndë dhe silurë të lansuara nga nëndetëset.

Vetëm një ditë më vonë, Koreja e Jugut kreu stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-të, në afërsi të kufirit me Korenë e Veriut.

Gjithashtu anija luftarake amerikane “Carl Vinson” është drejtuar drejt gadishullit korean, për t’iu bashkuar stërvitjes së përbashkët me Korenë e Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version