Telegrafi

Kim Jong-Un fton Papa Franceskun të vizitojë Korenë e Veriut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ftoi Papa Franceskun të vizitojë vendin e tij.

Ftesa do t’i dorëzohet Papës nga presidenti koreano-jugor Mun Xhae-in, i cili do të vizitojë Vatikanin javën e ardhshme.

Ende asnjë Papë nuk e ka vizituar vendin komunist deri më sot, ndonëse një ftesë në të kaluarën i është bërë edhe Papa Gjon Palit të dytë.

Vatikani dhe Peniani nuk kanë lidhje diplomatike dhe ftesa për Atin e Shenjtë shihet si gjesti i radhës i Koresë së Veriut për t’u afruar me Perëndimin.