Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka marrë pjesë në ditën kur ka filluar ndërtimi i një spitali të ri, duke pranuar se në këtë vend mungojnë hapësira ku do të trajtoheshin të sëmurët, raporton AP.
Njohësit e rrethanave thonë se epidemia e coronavirusit në Korenë e Veriut do të mund të kishte pasoja katastrofike, për shkak të mungesës së spitaleve dhe pajisjeve e infrastrukturës, transmeton Telegrafi.
“Është thelbësore që tentimet e qeverisë të jenë drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor”, ka deklaruar ai në ditën kur po vihej gurthemeli i spitalit “modern”.
Sipas tij, punimet do të duhej të përfundonin në ditën kur edhe festohet 75-vjetori i themelimit të Partisë së Punës – që do të thotë në tetor.
Siç raporton Reuters, Kim çuditërisht ka pranuar se gjendja është shumë problematike në sistemin shtetëror.
Ai ka shtuar se Koreja e Veriut i ka disa spitale moderne në Pyongyang, por ka pranuar se planet për ndërtimin e spitalit të ri tregojnë se do të jetë më “i sofistikuari” kur të përfundojnë punimet. /Telegrafi/