Site icon Telegrafi

Kim Jong-Un është shfaqur bashkë me motrën, disa muaj pasi u raportua se e ka dërguar në kamp përqëndrimi (Foto)

Motra e Kim Jong-Un është parë në publik për herë të parë, pasi u zhduk për disa muaj, që kur dështuan bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Së bashku me vëllain dhe bashkëshorten e tij, Kim Yo-jong, ajo ka duartrokitur hapjen e lojërave sportive, që u zhvilluan në një stadium të Penianit, transmeton Telegrafi.

Prania e Yo-jong ka marrë vëmendjen e publikut, meqenëse ishte raportuar ata nuk bashkëpunojnë më dhe se e kadërguar në kamp përqëndrimi, si ndëshkim për angazhimin e saj të dobët, në bisedimet me Donal Trump.

Kim Yo-jong së bashku me vëllain

Që kur nisën bisedimet, ajo e ka shoqëruar gjatë tërë kohës Jong-Un, ndërsa shihej prapa tij në pothuajse të gjitha fotografitë.

Kjo vjen vetëm disa ditë pas shfaqjes në publik të një diplomati, për të cilin ishte raportuar se u dërgua në kamp përqëndrimi, shkaku i dështimit të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version