Me Uashingtonin dhe Pyongyang duke treguar pak përparim në bisedimet e tyre për denuklearizimin, Koreja e Veriut i dërgoi SHBA-së një paralajmërim për një “dhuratë të Krishtlindjes” – por dhurata mund të jetë thjesht një dekor i ri, tha të martën presidenti Donald Trump.
Trump, duke folur para gazetarëve pasi mbaroi një telefonatë në prag të Krishtlindjes me trupat amerikane nga Palm Beach Mar-a-Lago, ka bërë shaka rreth retorikës së ndjekur nga vendi diktatorial rreth armëve bërthamore edhe pasi disa ekspertë kanë frikë se “dhurata” mund të jetë një provë armësh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Trump kur u pyet se çfarë do të bënte nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vendosë të testojë një raketë të re.
“Ndoshta është një dhuratë e këndshme. Ndoshta është një dhuratë ku ai më dërgon një vazo të bukur”, tha ai. “Mund të marr një vazo. Mund të marr një dhuratë të këndshme nga ai. Kurrë nuk i dihet”.
Një deklaratë e tillë vjen kryesisht pasi Ri Thae Song, zv.ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, i ngarkuar me çështjet e SHBA-së, tha më 3 dhjetor tha se “kufiri i fundvitit” në SHBA po afrohej, dhe “varet plotësisht nga SHBA se çfarë dhurate për Krishtlindje do të zgjedhë”, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve Koreane, ose KCNA.
Nuk ishte e qartë se çfarë i referohej me “kufiri”, megjithatë Kim kishte thënë në një fjalim të prillit se do të presë deri në fund të këtij viti që administrata Trump të ndryshojë qasjen e saj për bisedimet e denuklearizimit me Pyongyang.
“Unë mendoj se Koreja e Veriut do të provojnë një raketë balistike ndërkontinentale”, ka thënë Harry Kazianis, një ekspert.
“Shpresoj të gaboj”, ka shtuar tutje ai. /Telegrafi/