Site icon Telegrafi

Kim Jong-un duket të jetë pajisur edhe me një veturë luksoze, por ku e mori atë? (Video)

Udhëheqësi i ri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka befasuar të gjithë pasi është parë me një veturë që duket të jetë një Rolls-Royce i zi.

Pamje të tilla, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamje të tilla janë parë gjatë takimit të liderit të Koresë së Veriut, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo këtë fundjavë.

Dhe ky detaj sigurisht nuk iu ka ikur mediave të huaja.

Kjo pasi që Kim shihet zakonisht duke u transportuar në një limuzinë Mercedes – siç ishte rasti në prill, kur një përcjellje sigurie shkonte përgjatë makinës së Kim, në samitin e tij me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Automjeti në fjalë besohet të jetë një limuzinë e blinduar Mercedes-Maybach Pullman Guard, e cila përmban një çmim prej lart 1 milion dollarë.

Çfarë shtrohet si pyetje është se si Kim do të ketë mundur ta blinte atë automjet, pasi blerjet e tyre janë pothuajse me siguri shkelje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut, të cilat ndalojnë shitjen e mallrave luksoze dhe automobilave në qeverinë e Koresë së Veriut.

Fakti që Kim ngiste një makinë kaq luksoze për t’u takuar me Pompeon gjithashtu sipas mediave, mund të interpretohej si një goditje e lehtë në fytyrë ndaj diplomatit më të lartë amerikan, pasi administrata Trump ka insistuar që bashkësia ndërkombëtare duhet të zbatojë në mënyrë strikte sanksionet e OKB-së të vendosura kundër Koresë së Veriut, derisa kjo e fundit të mos denuklearizohet. /Telegrafi/

Exit mobile version