Site icon Telegrafi

Kim Jong-un bëhet objekt tallje për mënyrën sesi e shikon dhe analizon veturën

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vendit më të izoluar në botë, kishte vizituar dje Rusinë, ku u takua me presidentin Vladimir Putin.

Dyshja besohet se janë takuar për të diskutuar mundësinë e shitjes së armëve dhe municioneve, që do të përdoreshin në luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

E Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Korenë e Veriut, se nëser ndërmerr një veprim të tillë do të ballafaqohet me sanksione të ashpra.

Por ajo qfarë i bëri përshtypje më së shumti mediave gjatë këtij takimi, ishte interesimi i Kimit për veturën e presidentit rus.

Madje u afrua dhe e shikonte me zili, ndërsa në një moment edhe u fut brenda për një xhiro. E njëjtë kishte vepruar edhe gjatë takimit me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Megjithatë shërbimi sekret i Trump nuk e kishte lejuar të futet brenda për shkaqe sigurie, dhe se e kishte vështruar vetëm nga distanca limuzinën presidenciale që njihet si “Bisha”. /Telegrafi/

Exit mobile version