Koreja e Veriut i është rikthyer sërish kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara.
Pheniani e ka cilësuar stërvitjen e përbashkët ushtarake të trupave amerikane dhe koreano-jugore si një sjellje të pamatur, që po çon drejt luftës bërthamore. Por, sipas Uashingtonit, ky kërcënim nuk do të pengojë zhvillimin e stërvitjes siç është planifikuar.
Peniani deklaroi se ushtria e vendit mund të godasë Shtetet e Bashkuara në çdo kohë dhe se as Guami, Hauai apo vetë SHBA-të nuk do të mund të shmangin “sulmin e pamëshirshëm”.
Mesazhi në ‘Rodong Sinmun’, gazeta zyrtare e qeverisë, vjen një ditë përpara se Shtetet e Bashkuara të fillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut. /Ora News/