Telegrafi

Kim dhe Trump darkojnë në një tavolinë, presidenti amerikan lut fotografët t’ju bëjnë fotografi të bukura (Foto/Video)

Darka e shtruar për nder të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në hotelin “Metropol” në Hanoi të Vietnamit, ka përfunduar pas plotë një orë e 42 minuta kurse samiti pritet të vazhdojë nesër.

“Nuk kishte asgjë të veçantë përveç një darke të bukur private”, ka deklaruar Trump derisa një grup fotografësh po i fotografonin derisa ishin në tavolinë, transmeton Telegrafi.

Të ulur në një tavolinë të rrumbullakët ku ishte edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Trump ka lutur fotografët që të bëjnë të pamundurën që gjatë shkrepjes së fotografive të duken bukur ai dhe Kimi.

“Nesër do ta kemi një ditë të ngjeshur. Marrëdhënia jonë është e veçantë”, ka shtuar Trump.

E pas përfundimit të darkës, eskorta e presidentit amerikan është rikthyer në hotelin ku është duke qëndruar Trump. Ndryshe nesër Trump dhe Kim pritet të vazhdojnë bisedimet, e tema kryesore do të jetë denuklearizimi i Gadishullit korean.

Mediat vietnameze raportojnë se Trump është duke qëndruar në hotelin “JW Meriot”, derisa Kim në hotelin “Melia Hanoi”. /Telegrafi/