Telegrafi

Kim dëshiron martesë mbretërore

Edhe pse Kim ligjërisht është ende e martuar me Kris Humphries, ajo besohet se tashmë po planifikon martesën me të dashurin, Kanye West dhe dëshiron një ngjarje të madhe angleze për të rivalizuar martesën e princeshës britanike, Kate Middleton.

“Kim do të dëshironte që të martohej në Westminster Abbey sikur William dhe Kate, por kjo nuk do të jetë e mundur. Në vend të kësaj, ajo po kërkon një kështjellë në Londër. Ajo dëshiron martesën më spektakolare dhe po flet që të ketë mysafirë si Rita Ora, Jay-Z, Beyonce, Eva Longoria, Lindsay Lohan dhe Katy Perry – tipike për një martesë mbretërore”, ka thënë një burim. /Telegrafi/