Site icon Telegrafi

Kim Cattrall vazhdon armiqësinë me bashkaktoret e “Sex and the City”

Kim Cattrall (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Ylli i “Sex and the City”, Kim Cattrall, ka nisur një kapitull të ri në zënkën e saj me aktoret nga seriali dhe filmat e suksesshëm.

Aktorja i ka akuzuar ish-koleget e saj se e kanë ngacmuar pas refuzimit që të ishte pjesë e filmit të tretë.

62-vjeçarja ka luajtur rolin e Samantha Jones në hit serialin e HBO, i cili më vonë u shndërrua edhe në film dhe u xhiruan dy pjesë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Cattrall

Mirëpo, Cattrall i prishi raportet me Sarah Jessica Parker (që luante rolin e Carrie Bradshaë) dhe refuzoi të ishte pjesë e filmit të tretë.

“Nuk mund ta kuptoja pse nuk më zëvendësonin me një aktore tjerë, sesa të humbnin kohë duke më ngacmuar. Jo do të thotë jo”.

“I mëson mësimet në jetë dhe mësimi im është që të punoj me njerëz të mirë dhe të përpiqem të nxjerrë anën pozitive të kësaj”, është shprehur aktorja për revistën ObserverThe Guardian. /Telegrafi/

Exit mobile version