Telegrafi

Kim Cattrall do ta përsëritë rolin e Samantha Jones në “And Just Like That”

(Foto: HBO)

Kim Cattrall ka konfirmuar se do ta përsërit rolin e mirënjohur të Samantha Jones në sezonin e dytë të “And Just Like That”.

Aktorja u tërhoq nga roli pas filmit “Sex and the City 2”, për shkak të – siç është spekuluar – mosmarrëveshjeve me Sarah Jessica Parker duke refuzuar që të luante edhe në serialin ‘spin-off’ të HBO Max.

Megjithatë, ajo tash ka ndërruar mendje dhe do të paraqitet shkurt në pjesën më të vonshme të sezonit të dytë.

Sipas një njoftimi nga Variety, Cattrall do ta luajë rolin e Samantha Jones, duke ribashkuar grupin ikonik të shoqeve nga seriali i famshëm televiziv, “Sex and the City”.

Lexo po ashtu Kim Cattrall vazhdon armiqësinë me bashkaktoret e "Sex and the City"

Përkundër se ka pranuar ta përsëritë rolin, aktorja thuhet se nuk i ka zgjidhur mosmarrëveshjet e mëparshme me Sarah Jessica Parker dhe në xhirime nuk ka pasur ndonjë ndërveprim me ish-koleget e saja. /Telegrafi/