Kily Gonzalez e ka pranuar se ishte shumë pran Real Madridit, sa ishte pjesë e Rosario Central, por Diego Maradona ndërhyri dhe përfundimisht kaloi te Boca Juniors.
Pastaj Kily kaloi te Real Zaragoza nga Boca Juniors, ndërsa bëri karrierë edhe tek Valencia dhe Interi.
“Unë takova me Fernando Redondon dhe më tha se çanta ime ishte gati dhe se po bashkohesha me Real Madridin në turneun para sezonal në Gjenevë”.
“Isha duke luajtur për Rosario Central, nuk e dija kush ishte Real Madridi, sepse televizioni im nuk funksiononte siç duhet në atë kohë”.
“Real Madrid më dërgoi një kontratë paraprake që unë duhet të nënshkruaja, por Diego Maradona u përfshi dhe më tha të nënshkruaj për Boca Juniors”.
“Isha 20 vjeç dhe isha në hënë kur dëgjova se Boca ishte e interesuar për mua”.
“Kjo është arsyeja pse unë nuk e pranova Real Madridin dhe vazhdova të qëndroj në Argjentinë”.
“Diego më ka mbajtur gjithmonë në një nivel të lartë dhe duke qenë në Boca me të ishte një përvojë unike”, ka treguar Kily për TyC Sports. /Telegrafi/