Telegrafi

Me kilometra të tëra, motoçiklisti tërheq macen zvarrë

Në Fuzhou të Kinës, një burrë është parë duke e ngasë motoçikletën me shpejtësi të konsiderueshme, ndërsa e tërhiqte zvarrë një mace.

Shumë kalimtarë rasti i kanë kërkuar këtij burri të paidentifikuar të ndalojë, por ai e ka vazhduar rrugën ‘duke buzëqeshur dhe përshëndetur me dorë’.

Fotografitë e bëra në vende të ndryshme, tregojnë se ai ka lëvizur disa kilometra me macen e lidhur për qafe dhe të pafuqishme të ngrihet nga asfalti, transmeton Telegrafi.

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale dhe mediet lokale, kanë kërkuar të ndalohet ky njeri dhe të dënohet.

Nuk dihet nëse macja ka shpëtuar gjallë, apo ka ngordhur shkaku i plagëve dhe keqtrajtimit. /Telegrafi/