Telegrafi

Kilogramët e tepërta shpejtojnë paraqitjen e osteoartritit

Osteoartriti në rrethana normale, te njerëzit me peshë trupore normale zhvillohet ngadalë, por pesha e shtuar shpejton këtë proces, shkruan revista mjekësore Radiology.

Të dhënat e mbledhura nga 336 pacientë tregojnë se krahas kilogramëve të tepërta, faktorë rreziku për zhdukjen e kërcit në nyje janë edhe dëmtimet dhe lëndimet e hershme të nyjave, ndezjet dhe grumbullimi i lëngut në nyje.

Është vërtetuar se çdo rritje e indeksit të masës trupore (raporti në mes të kilogramëve dhe katrorit të lartësisë në metër) për një njësi çon në 11% rrezik më të shtuar për zhdukjen e kërcit në nyje, pa marrë parasysh moshën, gjininë ose prejardhjen etnike të personit.