Xhudistja pejane më 16 janar është dashur të garojë në African Open në Tunis, ndërsa më 22 janar në Grand Prix në Havana të Kubës.
Por para dy garave nuk ia doli të arrinte peshën 48 kilogramë. Ishte më e rëndë, shkruan Koha Ditore.
Telashet me peshë nuk janë të reja për 20-vjeçaren, por në këtë fillimvit kanë kosto të lartë. E lënë pa gjasa Krasniqin që të fitojë normën për Lojërat Olimpike "Rio 2016".