Site icon Telegrafi

‘Kilobot’ robotët që mund të vetë organizohen

Të pajisur me dy motor që shkaktojnë dridhje duke e mundësuar lëvizjen dhe sensorët infra të kuqe ‘Kilobot’ lëvizin duke kontrolluar gjatë tërë kohës robotin fqinjë se si po lëvizë, në mënyrë që të krijojnë formën e dëshiruar.

Me pozicionimet e tyre, robotët dërgojnë sinjale tek njëri tjetri dhe krijojnë imazhe dy dimensionale.

Koncepti i punës së ‘Kilobot’ fillon duke i dhënë sinjale njëri tjetri dhe ata krijojnë imazhin duke lëvizur në kahe të caktuar, si në rastin kur krijojnë formën e yllin me pesë cepa, apo ndonjë shkronjë.

Mënyra e lëvizjes së tyre, është pothuajse e njëjtë me lëvizjen e buburrecëve që bëhen bashkë dhe formojnë urë, për të kaluar në ndonjë kah tjetër./Telegrafi/
 

Exit mobile version