Kur luan kombëtarja gjithçka ndalet, pasi dashuria për fanellën është e madhe.
Madje në Kili kirurgët ndërpresin edhe operacionin për të ndjekur momentin vendimtar për kombëtaren e tyre.
Një video me të vërtetë e veçantë është shpërndarë në rrjetet sociale.
Kombëtarja e Kilit mposhti me penallti Portugalinë një natë më parë duke siguruar finalen e Kupës së Konfederatave dhe ky moment historik i kombëtares nga Amerika Latine nuk mund të humbej as nga kirurgët që ishin në operacion, shkruan topchannel.
Ishte momenti vendimtar i 11-metarshave dhe kirurgu nis festën me bisturi në dorë pasi Moutinho humbet edhe penalltinë e dytë për Portugalinë.
Urojmë që të ketë shkuar mirë edhe ndërhyrja kirurgjikale!
https://www.youtube.com/watch?time_continue=20&v=hp_Y_cJ3CSE