Telegrafi

Kili goditet nga një tërmet prej 7.7 shkallë të Rihterit

Tërmeti është ndier edhe në Santiago, kryeqyteti kilian, i cili gjendet 1.260 kilometra larg epiqendrës së tërmetit.

Instituti gjeologjik i SHBA-së ka bërë të njohur se fuqia e tërmetit ka qenë 7.7 shkallë të Rihterit derisa epiqendra e tij ka qenë rreth 106 kilometra në perëndim të qytetit Kalama, dhe në thellësi prej 60 kilometrash.

Tani për tani nuk ka të dhëna për viktimat apo shkatërrimet eventuale si pasojë e këtij tërmeti.