Lituanezi Kieza iu nënshtrua operacionit muajin e kaluar dhe tani ka filluar t’i kryejë ushtrimet individuale drejt rikuperimit, ndërsa Waller, i cili u operua në javën e kaluar, i ka larguar nga përdorimi patericat, njofton faqja zyrtare e bardhekaltërve në Facebook.
Waller prej 24 ndeshjeve të regjistruara në Superligë ka pasur mesatare prej 12.7 pikëve, 4.7 kërcimeve, dhe 3.4 asistimeve për ndeshje, duke qenë koshashënuesi i tretë më i mirë i skuadrës pas Dardan Berishës dhe Blerim Mazrekut, derisa Kieza ka pasur mesatare prej 10.1 pikë, 6.2 kërcime dhe 2.2 asistime për ndeshje, në 19 paraqitje të regjistruara. /Tribuna/Telegrafi/