Site icon Telegrafi

Kieran Trippier, blerja e parë e madhe pronarëve të rinj të Newcastle United

Newcastle United tashmë mund të thuhet se ka bërë goditjen e parë të madhe, pas marrjes së klubit nën pronësinë e sheikëve nga Arabia Suadite.

Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Kieran Trippier është blerja e parë e Magpies për afatin e janarit.

Lojtari do t’i bashkohet klubit nga Liga Premier prej Atletico Madridit për një shumë rreth 15milionë euro.

Trippier pritet që gjatë kësaj jave të prezantohet te Newcastle dhe do të futet në histori të klubit si transferimi i parë i pa në epokën e sheikëve.

Natyrisht se gjatë këtij afati kalimtar, klubi anglez do të tentojë t’i bëjë edhe disa transferime, në mënyrë që të shmangin rënien nga liga.

Ndërsa, në verën e këtij viti, sheikët pritet që të bëjnë transferime edhe më të mëdha, duke synuar titullin e Ligës Premier dhe daljen në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version