Telegrafi

Kieran Tierney mohon se Premier Liga është më e mirë se La Liga, thotë se në Spanjë ka lojtarë të jashtëzakonshëm

Mbrojtësi i Real Sociedadit, Kieran Tierney ka vuajtur nga lëndimet që prej transferimit të tij në Spanjë, por që pavarësisht kësaj po e shijon eksperiencën e tij në La Liga.

Tierney i cili është në huazim nga Arsenali, ka thënë se atmosfera dhe kualiteti i La Ligas mund të krahasohet me atë të Ligës Premier.

26-vjeçari ishte përfolur për një rikthim tek Arsenali gjatë janarit për shkak të vështirësive të tyre në krahun e majtë, por Tierney e konfirmoi se ai do të mbetet në rajonin bask, të paktën deri në fund të sezonit.

Në një intervistë, Tierney u pyet për krahasimet që bëhen mes La Ligas dhe Ligës Premier, ku iu bë me dije që madje edhe në Spanjë ka persona që thonë se Liga Premier është shumë më e mirë se sa ajo e tyre.

“Unë nuk mendoj kështu. Të gjithë e dinë se Liga Premier ka më shumë para. Të gjithë klubet që konkurrojnë në atë ligë mund të blejnë lojtarë për 30 milionë euro. Kjo është diferenca më e madhe. Por kur flasim për kualitet, nuk pajtohem shumë, unë mendoj se La Liga ka lojtarë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Tierney.

Shpeshherë në të kaluarën, atmosfera në ndeshjet e La Ligas është përmendur si njëra nga fushat ku La Liga dështon që të konkurrojë me Ligën Premier, por Tierney nuk është pajtuar edhe me këtë gjithashtu.

“Atmosfera këtu është e mrekullueshme. Në Angli gjithashtu ka atmosfera shumë të mira. Nuk dua të flas keq për Ligën Premier, pasi është një ligë e madhe, tifozët janë të mirë, por nëse njerëzit do ta përcillnin La Ligan më shumë, atëherë do ta kuptonin se është një kompeticion i madh dhe se tifozët janë të çmendur”, përfundoi skocezi./Telegrafi/