Telegrafi

KidsTap: Kuizi edukativ për fëmijë, trajton temën e sigurisë në internet

Kuizi i ri në gjirafaKIDS, KidsTap, këtë të shtunë ka një lojë interesante për fëmijët. Ata do t’u përgjigjen pyetjeve për sigurinë në internet, duke mësuar më shumë për këtë temë të rëndësishme.

Regjistrimi për të luajtur KidsTap është hapur, klikoni këtu që t’i regjistroni fëmijët.

KidsTap fillon të shtunën në ora 12:00. Kuizi për fëmijë nga Gjirafa dhe Save the Children çdo javë ka një temë për të cilën është e rëndësishme që fëmijët të informohen më shumë. Më parë kishim si temë COVID-19 dhe mjedisin, ndërsa këtë edicion tema është: Siguria në internet.

Është një temë që nuk përmendet shumë tek fëmijët, por që është shumë e rëndësishme të mësohet. Fëmijët mund të jenë pre e personave me qëllime të këqija, të dhënat e tyre mund të shfrytëzohen, e mund të preken nga cyberbullizmi. Këto dhe shumë çështje tjera, e bëjnë fëmijën të prekshëm dhe në shënjestër të atyre që duan të bëjnë keq, nëse paraprakisht fëmijët nuk i edukojmë mbi sigurinë në internet.
Fëmijët do të kenë një mundësi të mirë që të edukohen duke u argëtuar. Për KidsTap është e rëndësishme që këto dy të shkojnë së bashku, që fëmijët të jenë të kënaqur me atë që po mësojnë.

KidsTap këtë të shtunë zhvillon javën e katërt të saj. Fëmijët mund të luajnë nga pajisjet e tyre apo të prindit, por për të luajtur u duhet ndihma e prindit për t’u regjistruar.
Regjistrimi është i hapur nga ora 19:00 dhe vazhdon deri të nesërmen në ora 12:00, kur edhe fillon KidsTap.

Që të regjistroni fëmijët, ju duhet të ndiqni hapat më poshtë:

– Hyni në gjirafaKIDS.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “KidsTap
– Nëse nuk jeni regjistruar, duhet të regjistroheni për t’u bërë pjesë e quizit.
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

Klikoni këtu për regjistrim.