Ky është momenti kur një djalë i vogël kidnapohet para syve të nënës së saj, derisa po qëndronte para derës së shtëpisë në lindje të Indisë.
Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur vogëlushi po qëndronte para derës së shtëpisë së bashku me nënën dhe motrën e madhe, kur dy burra i afrohen tinëzisht dhe në një moment e rrëmbejnë dhe zhduken nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Por, është interesante se si këta dy burra kishin menduar një metodë interesante për ta rrëmbyer, pasi njëri prej tyre mundohet ta shpërqendrojë nënën e tij kinse po e pyet diçka, derisa tjetri e kap dhe largohet nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Morbi në Indi, kur kjo nënë që besohet të jetë gruaja e një biznesmeni të pasur po bëhej gati t’i dërgonte fëmijët në shkollë.
Por, sipas mediave lokale këta dy burra nuk janë larg edhe aq larg, pasi u kapën nga banorët e lagjet të cilët përpos që liruan vogëlushin i rrahën keq ata. /Telegrafi/