Telegrafi

Kidnapohet vajza e vogël në mes të ditës, FBI publikon pamjet rrëqethëse (Video)

FBI-ja ka publikuar një video rrëqethëse që është filmuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar në një qytezë në Chicago, ku shihet se si kidnapohet një fëmijë në mes të rrugës gjatë ditës.

Incidenti ka ndodhur gjatë 20 dhjetorit rreth orës 15:30 sipas kohë lokale të Kalumet  City, rreth 50 kilometra në jug të Chicagos. Ndërsa hetuesit nuk e kanë zbuluar identitetin e viktimës, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një burrë i identifikuar si Bryna Proto duke qëndruar pranë një veture të kuqe, derisa vajza e vogël të cilën e kidnapon po kalonte pranë tij në trotuar.

Proto e kapë pa kurrfarë paralajmërimi vajzën e gjorë, dhe e fut në veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Zyra e prokurorit ka njoftuar se Proto më pas kishte parkuar veturën në një rrugicë dhe e kishte sulmuar vajzën. Për fat të mirë, ajo ka arritur të ikë dhe të ndalë një kalimtar rasti, i cili menjëherë i telefonoi policisë.

Proto, 38-vjeç nga pjesa lindore e Chicagos, është arrestuar më 27 dhjetor dhe është dënuar për disa kidnapime tjera. Ai pritet të paraqitet në gjyq gjatë 20 shkurtit, ku rrezikohet të dënohet me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/