Telegrafi

Kidda debuton me “Murder” (Video)

Bukuroshja e re, e cila është pjesë e OnRecords, është bërë e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX të mbajtur kohë më parë.

Ajo tani ka lansuar edhe këngën e parë “Murder”, videoklipi i të cilës ka skena pikërisht nga ky koncert.

Këngën e kanë realizuar Zzap n’ Chriss, kurse teksti është shkruar nga Soulkid. /Telegrafi/