Këngëtarja shqiptare para një muaji solli projektin më të ri muzikor “Ti“.
Ajo po arrin gjithashtu të jetë në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë edhe në saje të rrjeteve sociale.
Kida po vazhdon të sjell fotografi nga më të ndryshmet në llogaritë zyrtare të Facebookut dhe Instagramit.
Në fakt, javë më parë erdhi si një shtëpiake ndërsa ditën e sotme ka zgjedhur të merr poza para një pianoje.
“Ku fjalët heshtin dhe muzika flet”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja jonë teksa i ka përshkuar imazhet.
Nuk dihet nëse pozat e bëra janë pjesë e ndonjë klipi të ri apo jo, por mund të themi se këngëtarja duket mjaft tërheqëse dhe joshëse.
Ndryshe, projekti i fundit vlen të theksohet se është shikuar mbi shtatë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/